LAJMI I FUNDIT:

AAK me dy rekomandime për tejkalim të situatës për tatimin në pronë

AAK me dy rekomandime për tejkalim të situatës për tatimin në pronë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që qeveria mos ta sjell faljen e borxheve si precedent, por komunat të marrin vendim vetë. Tahiri ka propozuar dy rekomandime për tejkalim të kësaj situate.

Tahiri theksoi se lajmi për rivlerësimin e tatimit në pronë ka qenë i vonuar por edhe i pakonsultuar me komunat.

“Lajmi ka qenë shumë i vonshëm i pakonsultuar dhe pa pjesëmarrjen e komunave.Me këtë vendim ne e godasim funksionimin e pushtetit lokal dhe komunave dhe në të njëjtën kohë prapë e prekim autonominë e komunave në funksionim, ne mendojmë se janë dy rrugë me dal prej kësaj situate. Janë dy propozime që mendoj duhet trajtuar nëse hymë në eksperimentim të faljes së tatimit falja është precedent shumë i keq kur flasim për tatim unë po pajtohen se familjet për shkak të ekonomisë duhet me i trajtua por faljen si precedent iu lutem mos e sjellni në Kuvend. Rekomandimi ynë i parë është që tu mundësojmë komunave që ta ulin normën sipas kalkulimeve të tyre që mund ta organizojnë tatimin në normën 0.07%, nëse ne iu mundësojmë me ul komunat normën 0.07 përmes Kuvendit Komunal atëherë ne e menjanonjë faljen si precedent”, tha ai.


Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi që sa më parë të diskutohet ligji për financa lokale.

“Çështja e dytë që vjen si rekomandim nga AAK lidhet drejtpërdrejt me një ligj shumë të rëndësishëm i cili ka qenë në agjendën legjislative vitin e kaluar dhe besoj se do të jetë edhe këtë vit dhe është ligji për financa lokale, i drafti që ka qenë dhe drafti që është diskutua në diskutime publike e rregullon në masë të madhe pjesën e financimit në komunat e ndoshta edhe këtu kishte mundur me u analizua ku kishte mundur me u rrit dhe analizua diçka që mos u afektua funksionimi”, tha ai./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Kalo në kategori