Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Haki Abazi për pretendimet se janë fshehur mostrat e Astrit Deharit.
Haxhiu para mediave ka thënë se bashkë me zëvendësin e tij Blerim Sallahu kanë dhënë deklaratë dhe dëshmi në polici me urdhër të prokurorisë për rastin Dehari.
Po ashtu ajo tha se janë të gatshëm të dëshmojnë sa herë që institucionet e drejtësisë i thërrasin.
“Unë dhe zëvendësi im Blerim Sallahu kemi dhënë deklaratë dhe dëshmi për institucionet e drejtësisë në Policinë e Kosovës me urdhër të prokurorisë…Informacionet të cilat i kam pasur janë në prokurori. Dhe sa herë që institucionet e drejtësisë na thërrasin ne do të jemi aty. IML sigurohet nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës qëndron jashtë institucionit dhe është e pamundur që të verifikojë se çka ka ndodh”, ka thënë Haxhiu, raporton Telegrafi.
Ajo tha se në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ekzistojnë kamerat, por siç tha ajo ato fshihen për një kohë shumë të shkurt.
“Sipas informacioneve që unë kam pranuar nga zyrtarët e IML, një ditë pasi ka ndodhur ky rast, kemi pyetur nëse ka kamera aty. Janë vetëm tre persona që i kanë çelësat e laboratorit. Ekzistojnë kamerat por ato fshihen për një kohë shumë të shkurt, qysh zakonshëm ndodh dhe në institucione tjera. Në krejt institucionet janë specifikat që nuk janë përgjegjësi e imja, pasi as skam bërë kontratë dhe as nuk ofrojë siguri”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu theksoi se ka kërkuar nga Prokuroria që t’i hetojë këto pretendime të Abazit dhe të ftohet si dëshmitar.
“Menjëherë posa kam kuptuar për një deklaratë e akuzë të tillë kam folur me prokurorinë Besim Kelmendi me deklaratat të cilat i kam marr nga mediat. Kam kërkuar që të njoftohet për këtë Prokuroria Speciale, duke marr parasysh që më këtë rast po merret Prokuroria Speciale, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi. Ky rast është i ndjeshëm, ka vëmendjen e opinionit publik. Dhe secili që ka informacionin në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit duhet së pari, para se të dal konferencë për media dhe të bëj akuza të tilla, të shkoj në prokurori. Shtrohet pyetja se përse nuk i ka shtruar më herët këto çështje. Nuk e di se për çka deputeti e ka fjalën, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bashkëpunoj me Prokurorinë Speciale…”, ka thënë ndër të tjera, ministrja Haxhiu/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj