LAJMI I FUNDIT:

Nëna me dy fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat – 228 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi Turqinë

Nëna me dy fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat – 228 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi Turqinë

Në ditën e nëntë të tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpresat për gjetjen e personave të gjallë nën rrënoja po shuhen me kalimin e orëve.

Megjithatë, nganjëherë edhe kur duket se janë shuar shpresat, ndodhin mrekullitë, transmeton Telegrafi.

Falë përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve të shumtë, që janë vënë në kërkim të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja, sot janë shpëtuar disa persona.


Pas 77-vjeçares që u shpëtua pas më shumë se 220 orëve duke qëndruar nën rrënoja, dritë panë e ëma dhe dy fëmijët e saj.

Kjo grua e habitur pyeti personat që e shpëtuan se “çfarë dite është sot”, pasi që së bashku me dy fëmijët u nxor nga rrënojat në Antakiya, 228 orë pas tërmetit shkatërrues. E mediat turke po e cilësojnë si mrekulli shpëtimin e tyre.

Mehmet Erilmaz, anëtari i ekipit turk të shpëtimit, e ka përshkruar momentin kur gjeti të ëmën dhe dy fëmijët e saj që i nxorri pa ndonjë lëndim serioz.

“Nëna ishte e lumtur që na pa. Fillimisht e kam mbajtur për dore. Kemi biseduar duke tentuar ta qetësojmë. Ajo kërkoi ujë, por për shkak të rrethanave nuk guxuam t’i japin, pasi mjekët fillimisht kërkonin t’i bënin një kontroll. Ajo më pas na pyeti se çfarë dite është sot”, shtoi Erilmaz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Këto janë atentatet më tragjike të 33 viteve të fundit në Turqi

Këto janë atentatet më tragjike të 33 viteve të fundit në Turqi

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori