LAJMI I FUNDIT:

Deshën ta dërgojnë në luftë në Ukrainë, 20-vjeçari i rekrutuar nga Moska kryen vetëvrasje: Dua të vdes pa gjak në duart e mia

Deshën ta dërgojnë në luftë në Ukrainë, 20-vjeçari i rekrutuar nga Moska kryen vetëvrasje: Dua të vdes pa gjak në duart e mia

Sergei Gridin, 20-vjeçar i rekrutuar në ushtrinë ruse ka kryer vetëvrasje në një kazermë afër Moskës, pasi mësoi se komandantët e tij donin ta dërgonin për të luftuar në Ukrainë, raporton portali rus Meduza.

Gridin shërbeu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse, dhe familja e tij konfirmoi për dy media të pavarura ruse se ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Në një kanal në Telegram që ndjekë mobilizimin, është bërë e ditur se kufomën e tij e kanë gjetur të rekrutuarit e tjerë, ku pranë kufomës ishte gjetur edhe një letër lamtumirëse, në të cilën kërkohej hetim për eprorët e tij (që e çuan drejt vetëvrasjes, vepër kjo e dënueshme në Rusi).

Të rekrutuarit e kanë fotografuar letrën lamtumirëse, kurse familja e Gridin ka konfirmuar se bëhet fjalë për shkrimin e tij.

Në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, nuk u arrit pajtim për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë
Lexo po ashtu Në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, nuk u arrit pajtim për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë

Komandantët në kazermë sekuestruan letrën, e cila më vonë siç raporton Meduza është zhdukur nga dokumentacioni zyrtar.

Në letër, Gridin shkruan se komandantët planifikonin ta dërgonin në Ukrainë. Kur u kërkoi ta linin të qetë, komandanti dhe rreshterët e Gridinit filluan ta keqtrajtojnë.

“Nuk dua dhe nuk do ta përshkruaj atë që më bënë ato kafshë, por nuk mund të jetoj me këtë. Vendimin e mora të vdes këtu, në atdheun tim, pa gjak në duart e mia”, thuhej në letrën lamtumirëse të Gridinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Biden pranon mangësitë gjatë debatit, por deklaron se do të mbrojë demokracinë

Biden pranon mangësitë gjatë debatit, por deklaron se do të mbrojë demokracinë

Amerika
Zelensky thotë se është duke punuar në një 'plan gjithëpërfshirës' për paqen në Ukrainë

Zelensky thotë se është duke punuar në një 'plan gjithëpërfshirës' për paqen në Ukrainë

Botë
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?

Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?

Botë
Pse Hungaria dhe Italia votuan kundër posteve kryesore të BE-së?

Pse Hungaria dhe Italia votuan kundër posteve kryesore të BE-së?

Evropa
Kalo në kategori