LAJMI I FUNDIT:

Muqolli pret që Superkupa e hendbollit të jetë e Besës

Muqolli pret që Superkupa e hendbollit të jetë e Besës
(Foto: kosovahandball.info)

Te Besa Famgas janë optimistë se do ta fitojnë Superkupën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar dy trofetë e edicionit të kaluar dhe synon trofeun e parë të edicionit 2022/2023.

Për Superkupë, Besa Famgas takohet me Kastriotin, të enjten nga ora 15:30 në Istog. Prej këtij viti, Superkupa do të jetë tradicionale.


Beku Jon Muqolli ka folur me respekt për skuadrën ferizajase, por e di edhe forcën e skuadrës së tij. Dhe Muqolli beson se cilësia është në anën e Besës.

“Nesër na pret ndeshja finale kundër ekipit me përvojë dhe traditë, Kastrioti. Është një ekip që e njohim shumë mirë. Në ndeshjen e fundit në kuadër të Superligës na ka befasuar duke na ndalë në barazim, për të ndërprerë serinë tonë të fitoreve. Por ekipi ynë nuk ishte i kompletuar për shkak të lëndimeve të shumta që kishim”.

“Sa i përket ndeshjes për Superkupë, presim lojë të fortë dhe të luftuar deri në fund. Ekipi ynë paraqitet me përbërje të kompletuar. Presim rezultat pozitiv dhe që Superkupa të vijë në Pejë”, ka thënë Jon Muqolli.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori