LAJMI I FUNDIT:

Afrim Gashi e Bilall Kasami nuk përjashtojnë bashkëpunimin midis tyre

Afrim Gashi e Bilall Kasami nuk përjashtojnë bashkëpunimin midis tyre

Nuk përjashtohet bashkëpunimi i serishëm i Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, të cilët në vitin 2014 ishin bashkë-partiakë në Lëvizjen e papërçarë Besa. Edhe pse ndanë rrugët në 2018, Gashi nuk përjashton bashkëpunimin, madje edhe bashkimin e Alternativës me Besën. Kreu i Alternativës në programin 200 në Alsat, tha se në politikë gjithçka është e mundur.

“Nuk është caktuar diçka e tillë, në të ardhmen do të shohim… ( A mund të vijë deri te bashkimi i Lëvizjes BESA) Pse jo, gjithçka është e mundur, sidomos në politik, mbase nuk e di. Unë ku do të jem, në politik a do të jem, vërtetë nuk e shoh vetveten më shumë gjatë në këso situate ku thyhet çdo parim, nuk ka turp, nuk ka përgjegjësi, nuk ka perspektivë, nuk ka shpresë dhe nuk dua të jem aktor në një proces ku thyhen shpresat dhe vriten ëndrrat e të rinjve, por a mund të ndodh diçka e bukur e mirë, çfarëdo që është e mirë dhe e bukur, unë kam dëshirë të jem pjesëmarrës”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, thotë se dyert e partisë që drejton ai mbeten të hapura edhe për ata që, siç tha, në të kaluarën kanë bërë veprime për të provuar veten edhe me programe e projekte të pavarura.


“Sigurisht që për ne forma e bashkëpunimit është e hapur, janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë qenë ose nuk kanë qenë në Lëvizjen Besa… Të gjithë ata të cilët në të kaluarën bënë veprime për të provuar vetveten në politikë edhe me programe dhe projekte të pavarura, nëse e kanë kuptuar përfundimisht se duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kuadër apo në bashkëpunim me Lëvizjen BESA, sigurisht janë të mirëseardhur”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Në janar të vitit 2018, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, Lëvizja BESA fillimisht u nda në dy fraksione, përkrahësit e kryetarit të partisë, Bilall Kasami dhe ata që kërkonin shkarkimin e tij. Të dy grupet mbanë kongrese partiake të veçanta në emrin e partisë së njëjtë, në njërin grup u rizgjodh kryetari aktual, ndërsa në grupin tjetër u zgjodh Afrim Gashi. Pas një beteje të gjatë se kujt do t’i përkasin vulat partiake, Gjykata Themelore Shkupi 2, vendosi që kryetar i Lëvizjes BESA të mbetet Bilall Kasami, ndërsa grupi tjetër më pas formoi partinë e re me emrin Alternativa. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori