LAJMI I FUNDIT:

Edhe “Partia e gjelbër” që është në koalicion me LSDM-në ka kushte për mbështetjen e Qeverisë

Edhe “Partia e gjelbër” që është në koalicion me LSDM-në ka kushte për mbështetjen e Qeverisë

Edhe “Partia e gjelbër”, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, në koalicion me LSDM-në, ka kushtëzuar mbështetjen e rikonstruimit të Qeverisë.

Nga kjo parti thonë se Kryesia qendrore ka vendosur tre kushte që duhet t’i realizojë shumica parlamentare në 100 ditët e para të qeverisjes.

“Kushti i parë parasheh realizim të vetingut për konfiskim të pasurisë së arritur në mënyrë të jashtëligjshme. Kushti i dytë është të vazhdojë seanca për ndryshimet e Kodit zgjedhor për një njësi zgjedhore”.


“Ndërkaq kushti i tretë ka të bëjë me shfrytëzimin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme”, thonë nga kjo parti.

Ndryshe, dje pas Alternativës, edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit njoftoi se do ta lëshojë qeverinë./TV21/