Transporti publik në Shkup me tollovi të mëdha, pritet kthimi i privatit
Tollovi e madhe në autobusë, pritje të gjata për linjat e radhës, vonesa, telashe për të arritur në bankat shkollore për nxënësit e fshatrave, bllokada me ditë të tëra nga transportuesit privat për mos pagesën e borxheve, ndërprerje para dy muaj e kontratës nga ana e qytetit të Shkupit me transportuesit privat nën arsyetimin se nuk kanë plotësuar kushtet e saja. Aktualisht dhe muajt e kaluar, qytetarët në Shkup për të arritur në vendet e tyre të punës apo për të kryer obligimet e tyre të përditshme në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut po vonohen me të madhe, dhe presin që të zgjidhen problemet ndërmjet transportuesve privat dhe qytetit të Shkupit për tu normalizuar transporti urban.
Pas moszbatimit të projekti me vlerë 70 milionë euro për transport të shpejtë me autobus në Shkup, që synonte edhe zvogëlimin e tollovive në trafik dhe uljen e ndotjes së ajrit, nuk qarkullojnë as autobusët privat. Autobusët nga sistemi BRT ishte planifikuar të jenë me lëvizje hibride të gazit dhe energjisë elektrike dhe me një gjatësi prej 18 metrash. Kryetarja Danella Arsovska lidhur me projektin e mbështetur me kredinë e volitshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, vlerëson se nuk është i shpagueshëm në aspektin ekologjik. Arsyetimet për ndërprerjen e procedurës së nisur për ndërtimin e BRT, ishin se projekti do të zgjasë shumë dhe se metropoli ka nevojë për zgjidhje të shpejta dhe efikase në fushën e transportit publik, ndërsa projekti BRT ka mangësi dhe rreziqe mjedisore, pa i shpjeguar ato. Ajo në premtimet parazgjedhore theksoi se do të blihen 250 autobusë të ri ekologjik, me të cilët qytetarët do të voziten falas.
Në fund të muajit janar këshilltarët në Qytetin e Shkupit nuk e miratuan propozimin e krye bashkiakes Arsovska për hyrjen në borxh prej 10 milion euro për blerjen e 50 autobusëve ekologjik .
Në ndërkohë, shkupjanët janë në pritje të vendimit të qytetit të Shkupit, që një pjesë autobusëve privat të kthehet në punë për të rritur totalin e numrit të autobusëve në qarkullimin e transportit publik, për shkak se qytetarët në teren ankohen për numrin më të vogël të autobusëve që janë në disponim.
Në takimin e fundit të transportuesve privat dhe kryetares Arsovska është premtuar se do të punohet bashkërisht në zgjidhjen e problemeve të tyre. “Tani na mbetet që ne si transportues, të gjejmë një zgjidhje për të reformuar veten në një mënyrë të caktuar, të dëgjojmë këshillat që na janë dhënë për t’u kthyer në rrugët e Shkupit. Të gjitha rekomandimet ishin në drejtim që transporti publik në qytetin e Shkupit të modernizohet dhe ne të përfshihemi në atë pjesë, por gjithçka varet nga ne. Ne duhet t’i dëgjojmë këshillat, do t’i dëgjojmë dhe do të kthehemi shumë shpejt në rrugët e Shkupit”, theksoi Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privatë pas takimit me Arsovskën.
Ndryshe, javën e kaluar është seancat e gjykimit , pas padisë së “Sloboda Prevoz” ndaj Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup, për një borxh prej një milion eurosh, të ngritur në nëntor të vitit të kaluar.
Arsyeja e zvarritjes së fillimit të procesit gjyqësor është bërë me kërkesë të NQP. Ata kërkuan nga gjykata shtyrje për shkak se ekspertiza e tyre nuk ishte kryer. Gjykata pranoi kërkesën dhe caktoi seancën e radhës për në muajin prill./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj