LAJMI I FUNDIT:

Sërish tërmet në Turqi

Sërish tërmet në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ballësh të shkallës së Rihterit goditi pjesën qendrore të Turqisë.

Tërmeti u regjistrua në orën 15:50 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte afër qytetit të Karamanmarasit, raporton esmc.

Sot është dita e nëntë që nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë.


Mrekullia në Turqi, 10-vjeçarja u nxor e gjallë pas shtatë ditësh në rrënoja
Lexo po ashtu Mrekullia në Turqi, 10-vjeçarja u nxor e gjallë pas shtatë ditësh në rrënoja

Më shumë se 37 mijë njerëz vdiqën, ndërsa dhjetëra mijëra u plagosën.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, por bëjnë të ditur se operacionet e shpëtimit do të ndërpriten së shpejti, pasi temperaturat e ulëta nuk japin pothuajse asnjë shans për të mbijetuar nën rrënoja.

Kujtojmë se një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur sot Rumaninë dhe ky tërmet është ndjerë edhe në Kosovë. /Telegrafi/