Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për listat e pritjes së pacientëve për të marrë shërbime në klinikat e QKUK-së.
Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia ka thënë se gjatë vitit 2022 është arritur që në disa klinika të caktuara të reduktohen listat e pritjes siç është rasti në Klinikën e Oftalmologjisë dhe në Klinikën e Gastroenterologjisë.
“Për sëmundje të caktuara kryesisht të natyrës kirurgjike prej vitesh janë caktuar lista të gjata pritjes ku pacientët presin me muaj e në raste të caktuara edhe me vite në kryerjen e shërbimeve mjekësore siç është rasti me sëmundjen e venave varikoze në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare apo protezat e gjurit dhe kërdhokullës në Klinikën e Ortopedisë. Në këto klinika lista e pritjes daton prej vitesh dhe padyshim se pandemia e COVID-19 ka rënduar edhe më shumë këtë gjendje”, ka thënë Vitia, transemton Telegrafi.
Ministri ka shtuar se synimet janë që listat e pritjes të reduktohen deri në 50%.
“Në Klinikën e Kardiologjisë ka filluar evidentimi dhe prioritizimi i rasteve dhe është duke u analizuar edhe ofrimi shërbimi i kardiologjie në dy ndërrime për të reduktuar listën e pritjes. Në këtë klinikë është funksionalizuar edhe shërbimi i elektrofiziologjisë dhe nuk ka referime më jashtë vendit për këto shërbime”, u shpreh Vitia.
Vitia ka theksuar se në Klinikën e Radiologjisë nuk ka listë të pritjes për këto shërbime: biopsi, mamografi dhe CT apo tomografi të kompjuterizuar
“Kemi listë të pritjes për rezonancë afërsisht 10 muaj për rastet elektive dhe jo onkologjike. Listë që është trashëguar dhe është përkeqësuar edhe nga pandemia dhe vërshimet që ndodhen në këtë klinikë e cila afërsisht 6 muaj ka qenë jashtë funksionit”, tha Vitia.
Ministri foli edhe për funksionalizimin e rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Pejës dhe Prizrenit.
“Në fund të muajit janar është funksionalizuar rezonanca magnetike në Onkologji, në Spitalin Pediatrik në QKUK dhe është në përfundim të funksionalizimit edhe rezonanca në Spitalin e Pejës dhe sipas bordit po punohet intensivisht që të vihet në funksion në fund të këtij muaji. Gjithashtu për këtë vit është në planifikim edhe funksionalizimi i rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Prizrenit”, u shpreh ai.
Ministri gjithashtu bëri të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë lista e pritjes ka qenë deri në 8 muaj për gastroskopi dhe kolonoskopi, por aktualisht krahas furnizimit me pajisje mjekësore koha e pritjes tani është rreth 2 javë, transmeton Telegrafi.
“Në Klinikën e Oftalmologjisë lista e pritjes është vetëm për trajtimin e katëraktës afërsisht 5 muaj, ndërkaq për shërbime tjera nuk ka listë të pritjes. Në këtë klinikë në dy vitet e fundit është reduktuar edhe referimi i pacienteve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore për disa shërbime që kanë ndikuar në kursim të buxhetit të shtetit për rreth 1.5 milionë euro në vit”, deklaroi Vitia.
Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia shtoi se listat e pritjes janë zakonisht si pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, problematik kjo që nuk mund të zgjidhet për një kohë deri në stabilizim e resurseve njerëzore.
“Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare ka fillua reduktimi i listës së pritjes pas funksionalizimit të pajisjes për trajnimin e venave me radiofrekuencë për të cilin shërbim nuk ka nevojë për anesteziolog Bordi drejtues ka raportuar së fundmi se aktualisht janë mbi 100 vende të lira në QKUK që do të plotësohen së shpejti me rekrutimin e stafit të ri kryesisht infermierë për të cilët kanë nevojë më shumë klinikat”, tha Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025