LAJMI I FUNDIT:

Parakalimi i FSK-së në 15-vjetorin e Pavarësisë, tri rrugë në kryeqytet do të mbyllen përkohësisht

Parakalimi i FSK-së në 15-vjetorin e Pavarësisë, tri rrugë në kryeqytet do të mbyllen përkohësisht

Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të premten rrugët, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi” dhe “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

“Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet’, thuhet në njoftimin e komunës.


Ndërkaq, ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë prezantuar agjenden për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 5, 6, 7 mars.

Këto aktivitete do të zgjasin për 30 ditë.

Për këto dy data “shumë të rëndësishme për Kosovën” është hartuar nga grupi punues i përbërë nga Çeku si përgjegjës kryesor, ndërsa anëtar janë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjeneralmajor Bashkim Jashari, drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj e përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Muhamet Bilalli.

Programi do të fillojë nga 9 shkurti dhe do të zgjasë deri më 12 mars.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë aktivitete të ndryshme çdo ditë për shënimin e këtyre dy datave.

Çeku ka thënë se këshilli organizativ i këtij programi do të njoftojë në detaje për aktivitetet ditore, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori