LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Moldavisë: Rusët planifikuan grusht-shtet në vendin tonë, të përfshirë edhe ushtarakë serbë

Presidentja e Moldavisë: Rusët planifikuan grusht-shtet në vendin tonë, të përfshirë edhe ushtarakë serbë

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha sot se Rusia ka planifikuar të kryejë një grusht-shtet përmes protestave të organizuara nga opozita, duke infiltruar në mesin e protestuesve personel të trajnuar ushtarakisht nga vende si Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi, shkruan 360 News duke iu referuar portalit moldav NewsMaker.

“Plani përfshinte sabotim dhe njerëz të trajnuar ushtarakë të maskuar si civilë, në mënyrë që të mund të kryheshin veprime të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe marrje pengjesh”, tha Sandu në një konferencë shtypi, duke theksuar se kjo nuk ishte hera e parë që Rusia kishte tentuar veprime të tilla të kryej në Moldavi, transmeton Telegrafi.


“Raportet e dërguara tek ne nga partnerët ukrainas, tregojnë vendndodhjet dhe aspektet logjistike gjatë organizimit të këtij aktiviteti subversiv. Plani parashikon gjithashtu përdorimin e shtetasve të huaj për aktivitete të dhunshme”, shtoi presidentja moldave.

E bëjnë sërish pjesëtarët e Wagnerit rus, ish-luftëtarin e tyre e vrasin në mënyrën më brutale – e godasin me çekiç në kokë
Lexo po ashtu E bëjnë sërish pjesëtarët e Wagnerit rus, ish-luftëtarin e tyre e vrasin në mënyrën më brutale – e godasin me çekiç në kokë

Sandu deklaroi se për të zbatuar këtë plan, Rusia kontaktoi disa forca politike brenda vendit, si Lëvizja rusofile për Barazi Socialo-Politike Republikane (SOR), veteranë dhe ish-agjentë dhe persona të njohur për lidhjet e tyre me Moskën, si ish-deputeti Vladimir Plahotniuc.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet për mercenarë serbë, që i janë bashkuar grupeve paramilitare ruse në operacione të ndryshme nëpër botë.

Madje shumë prej serbëve që i janë bashkuar ushtrisë ruse në luftë në Ukrainë, nuk kanë hezituar të publikojnë pamje nga fushëbeteja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori