LAJMI I FUNDIT:

E bëjnë sërish pjesëtarët e Wagnerit rus, ish-luftëtarin e tyre e vrasin në mënyrën më brutale – e godasin me çekiç në kokë

E bëjnë sërish pjesëtarët e Wagnerit rus, ish-luftëtarin e tyre e vrasin në mënyrën më brutale – e godasin me çekiç në kokë

Grupi mercenar rus Wagner ka kryer sërish një vrasje tejet mizore, të një ish-pjesëtari të këtij grupi.

Muaj më parë pjesëtarët e ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin, të cilën e udhëheq Dmitry Prigozhin, kishte vrarë një ish-pjesëtarë të tyre që kishte ndërruar anë dhe po luftonte kundër rusëve përkrah ukrainasve, transmeton Telegrafi.


Ai ishte goditur me çekiç në kokë nga ish-bashkëluftëtarët, ndërsa pamjet e këtij momenti rrëqethës ishin publikuar në rrjetet sociale.

Tanket ruse shkatërrohen në fushën e minuar në lindje të Ukrainës
Lexo po ashtu Tanket ruse shkatërrohen në fushën e minuar në lindje të Ukrainës

Në videon e publikuar më poshtë, shihen persona të maskuar duke vrarë ish-pjesëtarin e Wagnerit që sipas tyre kishte ikur derisa ishte dërguar në fushëbetejë në Ukrainë.

Videoja e publikuar në Telegram nga Gray Zone, që ka lidhje të afërta me Wagnerin, shfaq burrin i cili tregon para kamerës, emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes.

Bëhet fjalë për Dmitry Jakushchenko, 44-vjeç, i cili thotë se dikush e kishte goditur në kokë rrugëve të qytetit Dnipro.

“Kam humbur vetëdijen dhe jam zgjuar në këtë dhomë. Më thanë se tani do të më gjykojnë”, dëgjohet duke thënë Jakushchenko, i cili më pas goditet me çekiç në kokë.

Pamjet e publikuara më poshtë nuk rekomandohen të shikohen nga personat nën 18-vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori