LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po përballen me një dilemë të madhe në front

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po përballen me një dilemë të madhe në front

Ministria britanike e Mbrojtjes në analizën më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë, ka njoftuar sesi imazhet satelitore tregojnë se Rusia ka rritur dukshëm pozicionet e saj mbrojtëse në Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, në veçanti në afërsi të qytetit Tarasivka.

Që nga 8 janari, Rusia vendosi fortifikime mbrojtëse midis qyteteve Vasilivka dhe Orihiv, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht fokusit aktual operacional në Donetsk, fokusi i Rusisë mbetet në ruajtjen e kufijve të jashtëm të vijës së saj të frontit.


Kjo dëshmohet nga ndërtimi i vazhdueshëm i fortifikimeve mbrojtëse në rajonet Zaporizhzhia dhe Luhansk, dhe vendosja e ushtrisë në këto pozicione.

Vija e frontit rus në Ukrainë është afërsisht 1,288 kilometra, dhe vija e frontit të rajonin e Zaporizhzhia nën pushtimin rus është 192 km.

SHBA-ja ka urdhëruar qytetarët e saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, sepse ata kërcënohen me një lloj hakmarrjeje, domethënë agjencitë ligjzbatuese të vendit mund t’i ndalojnë ose ngacmojnë në mënyrë të pajustifikueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Evropa
Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Kalo në kategori