LAJMI I FUNDIT:

Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve të RMV-së

Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve të RMV-së

Në rendin e ditës të seancës së 104-të të Kuvendit sot është propozimi për rikonstruimi i Qeverisë, kabineti i së cilës zgjerohet me kuadër nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa zvogëlohet me ata të Alternativës.

Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare.

Në prag të seancës së sotme, Alternativa shpalli vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa më herët të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari përfunduan negociatat për bashkëpunim.


Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dje pas seancës së Kuvendit Qendror ka njoftuar se tre deputetët e kësaj partie do të veprojnë si opozitë, zyrtarët e tyre do të tërhiqen nga pozitat e tyre, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë “pro”.

Me propozimin për shumicën e r të Qeverisë, tre ministrat e Alternativës, për Shëndetësinë, për Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe për diasporën duhet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht duhet të konstatohen edhe dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë Nikolla Tupançevski nga LSDM dhe për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini nga BDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori