Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor antidrogë në veri të Mitrovicës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga policia.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin.
“Lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të antidrogës do të njoftoheni me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251