Tesla urdhëroi ndalimin e ndërtimit të parkingut të rrjetit me panele diellore në Berlin
Tesla po përplaset sërish me zyrtarët e qeverisë në Gjermani për një projekt në bazë të Giga Berlin. Prodhuesi i EV planifikon të instalojë një sërë panelesh diellore mbi hapësirat e parkimit të fabrikës, por po përballet me bllokadat burokratike.
Autoritetet nga distrikti Oder-Spree e ndaluan ndërtimin më herët gjatë kësaj jave. Arsyeja për këtë qëndron te ajo se Tesla i vendosi 104 kunja në vend ndërtim pa ndonjë aprovim. Zyrtarisht, Tesla duhej që të merrte aprovimin para vendosjes së kunjave, të cilat përbëhen nga betoni dhe kanë 1 metër gjatësi.
Përderisa golem.de, gazeta gjermane e cila raportoi për ndalimin e punimeve, fillimisht supozoi se ky projekt në fjalë duhej që të kishte aprovimin, autoritetet e distriktit kanë thënë se supozojnë se kunjat nuk do të ndërhyjnë me cilësinë e ujërave nëntokësore në zonë, raporton një media kanadeze, transmeton Telegrafi.
Elon Musk, u shpreh i indinjuar me rastin pasi që në postimin në të cilin ai e shpërndau lajmin ai shkroi vetëm “sigh”.
Sigh
— Elon Musk (@elonmusk) February 10, 2023
Tesla u përball me shumë pengesa gjatë ndërtimit të fabrikës, veçanërisht në lidhje me ujerat dhe faunën e zonës. Ajo gjithashtu u përball me disa leje të vonuara përpara se më në fund të merrte dritën e gjelbër për të hapur fabrikën në marsin e vitit 2022.
Aplikimi i kompanisë për zgjerimin e fabrikës u aprovua nga autoritetet gjermane gjatë dhjetorit që lamë pas.
Disa banorë të zonës kanë dalë në përkrahje të ndalimit të fundit të punimeve. Një përfaqësues për Asociacionin për Natyrën dhe Peizazhin në Brandenburg komentoi rastin duke thënë: “Është konfirmuar se monitorimi i kantierit të ndërtimit në zonën ujore është plotësisht i pamjaftueshëm, dhe mesa duket Tesla mund të bëjë atë që dëshiron. Ndërtimi i fabrikës në zonën e mbrojtjes së ujit ishte një gabim politik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje