LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim prej 8 ditësh për Stamenkovskin, dyshohet për shantazh dhe pirateri

Paraburgim prej 8 ditësh për Stamenkovskin, dyshohet për shantazh dhe pirateri

Marijn Stamenkovski, pronari i portalit “DokazM”, tashmë është dërguar në qendrën e paraburgimit në Shuto Orizare, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë i ka caktuar masën e paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stamenkovskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh, pasi për veprat për të cilat akuzohet parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet, ndërsa tetë ditë paraburgim është maksimumi që mund të caktohet në këtë moment sipas rregullores.

Megjithatë, siç konfirmojnë për “A1on” burime nga gjykata, prokuroria ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë vazhdimin e masës së paraburgimit, pas skadimit të këtyre 8 ditëve. Me kërkesën e tyre, gjyqtari mund të zgjasë paraburgimin nëse ende nuk ka përfunduar hetimi dhe nuk janë hequr arsyet për të cilat është caktuar paraburgimi në rastin e parë.


Sipas informacioneve, gjyqtari në procedurë paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut për arratisje.

Marjan Stamenkovski, pronar i “DokazM”, dyshohet për disa krime, duke përfshirë edhe shantazh. Deri më tani bëhet e ditur se ai dyshohet për 4 krime, pirateri, përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, për veprën penale “shantazh”, keqpërdorim të të dhënave personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori