LAJMI I FUNDIT:

Rusët që po ikin nga Vuhledari, sinjalizojnë se ofensiva ruse po shndërrohet në një katastrofë për Putinin

Rusët që po ikin nga Vuhledari, sinjalizojnë se ofensiva ruse po shndërrohet në një katastrofë për Putinin

Zyrtarët britanikë të inteligjencës njoftuan se Rusia ka humbur dhjetëra tanke gjatë ofensivës në Vuhledar, Donetsk.

Në përditësimin më të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar shkruan se forcat ruse kishin bërë përparim të vogël rreth qytetit, por sulmet po pësojnë humbje të mëdha sinjalizojnë qytetarët, të cilët po kritikojnë udhëheqësit ushtarakë të Vladimir Putinit.

Pamjet e publikuara nga forcat e armatosura të Ukrainës shfaqin sulmet e ukrainasve ndaj tankeve ruse në këtë zonë, raporton skynews.


Gray Zone, kanali gjysmë-zyrtar Telegram i grupit mercenar Wagner, njoftoi se një “katastrofë po shpaloset rreth Vuhledar”, duke thënë se ka krizë në komandën e trupave.

“Këta njerëz shkatërruan një sasi të konsiderueshme personeli dhe pajisjesh, pa u mbajtur përgjegjës për të, dhe më pas, me të njëjtën mediokritet, filluan të sulmojnë Vuhledar”, tha një tjetër bloger.

Ndryshe, Instituti amerikan i Luftës ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se rusët kanë nisur një ofensivë të re, por e cila do të dështojë për shkak të mungesës së armatimit. /Telegrafi/