LAJMI I FUNDIT:

General Motors nënshkruan marrëveshje me GlobalFoundries për të siguruar çipa të prodhuara në SHBA

General Motors nënshkruan marrëveshje me GlobalFoundries për të siguruar çipa të prodhuara në SHBA

General Motors Co dhe prodhuesi i çipave GlobalFoundries Inc të enjten shpallën një marrëveshje afatgjatë për prodhuesin e veturave për të siguruar procesorë të prodhuar në SHBA që do t’i mundësojnë asaj të shmangë mungesën e çipave në fabrikë që pengoi prodhimin e miliona veturave gjatë pandemisë.

GlobalFoundries tha se marrëveshja e nënshkruar për të paktën tre vjet ishte e para e këtij lloji dhe krijon një kapacitet të dedikuar ekskluzivisht për furnizuesit kryesorë të çipave të GM në fabrikën e tyre të prodhimit në Nju Jork.

Njoftimi vjen dy ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij për “State of the Union” vlerësoi miratimin e Aktit të çipave dhe shkencës me vlerë prej 48.4 miliardë eurove (52 miliardë dollarë) që synon të rikthejë prodhimin e çipave në Shtetet e Bashkuara dhe tregon për një qasje të re nga prodhuesit e veturave për sigurimin e gjysmëpërçuesve, transmeton Telegrafi.


Marrëveshja gjithashtu thekson një mënyrë të re që prodhuesit e çipave mund të financojnë zgjerimin e SHBA-së, duke përdorur një kombinim të financimit nga klientët që duan kapacitet të dedikuar për gjysmëpërçues dhe financim nga qeveria federale.

Shefi Ekzekutiv i GlobalFoundries, Tom Caulfield i tha Reuters se ai beson se mbështetja e prodhimit në SHBA e bën kompaninë konkurruese kur kërkon një pjesë të këtij financimi.

Ndërsa nga General Motors deklaruan se kompania po punon për të përmirësuar numrin e llojeve unike të çipave në veturat e saj. Por ajo po siguron kapacitet për furnitorët e saj që të prodhojnë çipat sepse numri i përgjithshëm i çipave pritet të rritet. /Telegrafi/