Për dhjetë vjet Maqedoninë e Veriut e kanë lëshuar dy mijë mjekë
Në 10 vitet e fundit, Maqedoninë e Veriut e kanë lëshuar 2000 mjekë, shifër kjo që tregon se mjekësia në Maqedoninë e Veriut po rrezikon të mbetet pa mjek, alarmojnë nga Oda e Mjekëve. Derisa kryetari i Odës së Mjekëve, Goran Dimitrov, paralajmëron se ikja e mjekëve nga Maqedonia e Veriut në këto 10 vitet e fundit është shumë më e lartë në krahasim me para 10 vite, për Ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali e gjitha që duhet të bëhet është reduktimi i reparteve shëndetësore nëpër disa komuna siç janë Struga dhe Ohri.
“Reduktim i institucioneve shëndetësore dhe jo i personelit mjekësor, që nënkupton se nuk kemi nevojë në dy qytete që janë afër njëra tjetrës të kemi 8 kujdestari kur mund të kemi dy, gjithçka mund të racionalizohet dhe ne po punojmë në këtë drejtim”, deklaroi Sali duke shtuar se masa parandaluese për eksodin e mjekëve janë ndërmarrë me mundësinë që i është dhënë mjekëve të rinj për të punuar me pagesë, rritje të pagave për gjithë të punësuarit, sigurim i fondeve për mjekët specializantë privat, si dhe vlerën e shtuar të kapitacionit për mjekësinë e përgjithshme, gjinekologji, dhe stomatologji.
Ndonëse për Ministrinë e Shëndetësisë gjendja nuk është edhe aq e rëndë, në terren situata duket krejt ndryshe. Në një bisedë me gazetën KOHA, mjeku Zekirija Shaini nga Kumanova tha se arsyet që mjekët po zgjedhin vendet e BE-së për të punuar janë të shumta, por që mbizotëron mungesa e perspektivës.
“Mjekët e rinj nuk shohin një perspektivë të mirëfilltë këtu, duke filluar që nga sistemi shëndetësor e deri tek kushtet që u ofrohen, pasi shumica e mjekëve të rinj kërkojnë që specializimin ta vazhdojnë menjëherë pas studimeve dhe duke pasur parasysh që studimet në mjekësi zgjasin deri 6 vite, atyre ju nevojitet një pagë mesatarisht e mirë që të mund të jetojnë në mënyrë dinjitoze”, tha Shaini.
Sipas tij, arsye tjetër që mjekët më cilësorë po e lëshojnë vendin është sepse nuk duan të bëhen “vegël” e asnjë partie politike.
“Në institucione nuk mund të depërtosh nëse nuk je i përfshirë në ndonjë parti politike, dhe nëse realisht vazhdohet kështu, Maqedonisë së Veriut do i ikin të gjitha kuadrot cilësore dhe do të vijmë në situatë që s’do kemi mjek. Prandaj e nevojshme është që të ndërmerren masa për të evituar largimin e mjekëve nga vendi, sistemi shëndetësor të rregullohet në atë mënyrë që mjekët e rinj të kenë një punë të siguruar me një pagë mesatare, të ju jepet hapësirë që të specializohen në të gjitha fushat, të ju mundësohen trajnime cilësore jashtë Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai.
Si përfundim ai potencoi se paga që ju jepet atyre është përçmim duke pasur parasysh mundin, sakrificën, stresin dhe lodhjen që u krijohet mjekëve nga orët shtesë që i kalojnë në punë. Maqedoninë e Veriut për shkak të nepotizmit, ndërhyrjes politike në përzgjedhjet se kush do të shkojë në specializim e braktisi edhe Rexhail Ramadani nga Kumanova.
“Nuk mu ofrua një vend pune, nuk mu dha mundësia për të specializuar, u eliminova nga shumë konkurse pune dhe pas 5-6 vite përpjekje fillova që privatisht të specializojë për mjekësi interne”, tha Ramadani duke treguar se i është nevojitur që të punojë si profesor në shkollën e mesme të mjekësisë në mënyrë që të mbulojë harxhimet, pasi çmimi i specializimit shkonte deri në 8000 euro.
Në vitin 2015 ai vendosi që karrierën si mjek ta ndërtojë në Gjermani, ku siç thotë ai, suksesi varej nga aftësitë profesionale dhe jo nga mbështetja e partive politike. Që fillimi ka qenë i vështirë e konfirmon vetë ai pasi i është dashur të mësojë gjuhën gjermane, mënyrën se si funksionon sistemi por ai beson se çdo vështirësi i ka benefitet e saja pasi ai ka arritur që të avancohet në punën e tij./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite