LAJMI I FUNDIT:

Gati 16 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri

Gati 16 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i së hënës pranë kufirit Turqi-Siri, ka tejkaluar shifrën 15,800, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja po shuhen çdo orë.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 12,391, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke cituar agjencinë turke të fatkeqësive AFAD, ndërsa 62,914 të tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Përtej kufirit, në Sirinë e shkatërruar nga lufta, numri i të vdekurve ishte të paktën 2,662. Dje, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të vazhdojë përpjekjet e shpëtimit derisa “askush të mos mbetet nën rrënoja”.


Si i shpëtojnë njerëzit, ekipet e kërkim-shpëtimit pas një tërmeti – si duhet vepruar dhe deri kur zgjat operacioni?
Lexo po ashtu Si i shpëtojnë njerëzit, ekipet e kërkim-shpëtimit pas një tërmeti – si duhet vepruar dhe deri kur zgjat operacioni?

Rreth 6,000 ndërtesa u shkatërruan, tha Erdogan dhe premtoi ndihmë urgjente prej 10 mijë lirash turke (rreth 500 euro) për çdo familje të prekur.

“Ne nuk do të lëmë pas asnjë qytetar, ne qëndrojmë në solidaritet si shtet dhe komb”, theksoi Erdogan, duke iu referuar shkatërrimit masiv të lënë pas tërmetit të së hënës në provincën Hatay.

Situata në Siri është gjithashtu katastrofike. Shifrat e qeverisë thonë se rreth 298 mijë sirianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Në vend janë hapur 180 strehimore emergjente.

Tërmeti shkatërrues, a ishte Turqia mjaftueshëm e përgatitur për një fatkeqësi në këtë shkallë?
Lexo po ashtu Tërmeti shkatërrues, a ishte Turqia mjaftueshëm e përgatitur për një fatkeqësi në këtë shkallë?

Mijëra njerëz janë ende të zhdukur dhe ekipet operacionale të shpëtimit dhe makineritë për të pastruar mbeturinat, mbeten urgjentisht të nevojshme pasi lufta e zgjatur civile dhe sanksionet ndërkombëtare ngadalësojnë shpërndarjen e ndihmave në zonat e goditura nga tërmeti.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi zonën kufitare Turqi-Siri herët të hënën. Që atëherë, rajoni ka përjetuar qindra pasgoditje, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 7.6 të hënën pasdite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

Botë
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?

Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Evropa
Kalo në kategori