Për ata që flirtin e shohin një lojë zbavitëse, nuk ka të bëjë gjithmonë me reagimin, por çfarë përfitojnë prej tij. Edhe nëse shijet nuk janë reciproke, ndihen seksi
Të gjithë keni të paktën një të njohur që sillet sikur po flirton me të gjithë. Pothuajse çdo herë që është me dikë të re, megjithëse kjo nuk do të thotë se vazhdimisht del dhe fle me të gjitha.
Ai flirton për hir të flirtimit. Edhe, zbavitet.
Dhe pikërisht kur mendoni se ai është i sigurt se do të shkojë në shtëpi me dikë me të cilin ka folur gjithë natën – nuk shkon. Ai as që e pëlqen atë…
Mesa duket, kjo mënyrë flirtimi, gjatë gjithë kohës, ka shumë mbështetës, transmeton Telegrafi.
Për të tjerët, kjo lloj sjelljeje është konfuze, sepse kur shumë flirtojnë, e bëjnë realisht, me qëllim. Kur joshin, duan që flirtimi i tyre të rezultojë në të paktën ‘diçka’…
Edhe pse je në një lidhje, nuk do të thotë se nuk ke simpati. Por ndoshta do të përmbaheni, por do mikes suaj do t’i thoni se i dashuri i saj është me fat. Prandaj, s’keni pse të shqetësoheni, sepse që të dy, jeni të zënë…
Për disa, flirtimi nuk është një qëllim, por një udhëtim.
Flirtimi është argëtues sepse ju bën të ndiheni të dëshirueshëm dhe ju ndihmon të qëndroni në kontakt me veten tuaj.
Ti e njeh atë shokun që për aq kohë sa e njeh, të bën të skuqesh dhe të belbëzosh sa herë që e sheh dhe gjithmonë disi largohesh prej tij, duke menduar se është i dashuruar me ty. Ai është djali që ju prek krahun ndërsa flisni, e thotë emrin tuaj ëmbël dhe është gjithmonë jashtëzakonisht entuziast.
Por problemi është se ai është i tillë me të gjithë. Ai nuk po flirton – ai është thjesht miqësor.
Ka meshkuj që e kanë më të lehtë të flirtojnë me ato që thjesht nuk i pëlqen, sepse kur e pëlqejnë vërtet dikë, ndrojtja e tyre e lindur i pushton.
Shumë burra të martuar gjithashtu flirtojnë sepse është argëtuese për ta dhe mendojnë se gratë ndihen mirë kur janë të dëshiruara.
Ata që e konsiderojnë flirtin si një lojë argëtuese, mendojnë se nuk duhet të ndalojnë vetëm sepse dikush tjetër mund t’i keqkuptojë. Nuk ka të bëjë gjithmonë me reagimin, ka të bëjë me atë që joshësi do të marrë prej tij. Edhe nëse tjetri nuk ia kthen flirtin, joshësi mund të ndihet seksi.
Disa flirtojnë me të gjithë – për çfarëdo arsye – ndoshta sepse e dinë se janë të mirë në këtë. Kur e bëjnë këtë me dikë që e pëlqejnë vërtet, mund të jetë kaq emocionuese, edhe nëse në fakt nuk rezulton me asgjë fizike. Mund t’u japë atyre ndjenjën pothuajse të përhershme të fluturave në stomak, gjë që ata dëshirojnë vërtet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit