LAJMI I FUNDIT:

Skena të tmerrshme pas tërmetit në Siri

Skena të tmerrshme pas tërmetit në Siri

Shumica prej videove të shpëtimit që janë publikuar nga Siria veri-perëndimore vijnë prej qytetit të vogël të Jindayrisit, ku rreth 50 ndërtesa raportohet se janë shembur.

Të martën, një mjek në një spital lokal tha se një vajzë e porsalindur që u filmua duke u nxjerrë nga rrënojat është në gjendje të mirë shëndetësore. Nëna, babai, katër vëllezërit e motrat si dhe halla e saj nuk kanë mbijetuar, raporton bbc.


Helmetat e Bardha, reaguesit e parë vullnetarë të të cilët drejtojnë përpjekjet e shpëtimit në zonat e kontrolluara nga opozita, pohuan se mbi 300 njerëz deri më tani kanë vdekur vetëm në Jindayris.

Videoja e sirianit 2-vjeçar bën xhiron e botës, qëndroi i ngujuar nën rrënoja për 44 orë – i dhanë ujë nga kapaku i shishes
Lexo po ashtu Videoja e sirianit 2-vjeçar bën xhiron e botës, qëndroi i ngujuar nën rrënoja për 44 orë – i dhanë ujë nga kapaku i shishes

Raed al-Saleh shkroi në Twitter se 800 të tjerë kanë pësuar lëndime dhe paralajmëroi se ka “skena të tmerrshme në terren”.

“Një situatë katastrofale, shkatërrime kudo”, shkroi ai dhe shtoi se “qindra familje janë ende nën rrënoja dhe ekipet tona po punojnë në vendet e shkatërruara”.

Kjo pamje me dron që shfaq shkatërrimet në Jindayris u publikua në rrjetet sociale nga Helmetat e Bardha. /Telegrafi/