LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kurti bën analiza të situatës, procesi i arritjes së marrëveshjes mund të zgjasë edhe dhjetë vite

Ymeri: Kurti bën analiza të situatës, procesi i arritjes së marrëveshjes mund të zgjasë edhe dhjetë vite

Analisti Visar Ymeri është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka një pozicion kundërshtues karshi Asociacionit, por as nuk shpjegon se çfarë po ndodhë ditëve të fundit rreth arritjes ose jo të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, që sipas Ymerit ky proces është parashikuar të zgjasë për një afat prej më shumë se dhjetë vitesh.

Ymeri ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kur flet për Asociacionin bën analizë të situatës, gjë që sipas tij duhet ta bëjnë analistët e jo kryeministri.


“Ky pozicionim i Kurtit është fallco, është inekzistent për sa kohë që nuk ndërmerr masa për me bo juridik, qëndrimin e tij politik, përndryshe është analizë e situatës. Një pjesë e konsiderueshme pra është analizë e situatës, Serbia nuk po e do këtë, po dakord çfarë e ki ndërmend me bo Albin…? Analizë bëjmë ne, jo kryeministri. Ka pas situata absurde në politikën tonë. Pse po më vet mu, a duhet të bëhet Asociacioni? Kjo është përgjegjësi e këtij personi dhe partive në Kuvend”, ka thënë Ymeri në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, kritikat e tij Ymeri i kishte për faktin se qytetarët janë të pa informuar për proceset ndodhura së fundi sa i përket arritjes ose jo të një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ymeri ka thënë se një proces i tillë për të arritur drejt një marrëveshje mund të zgjasë së paku edhe dhjetë vite.

“ Kurti duhet me na tregu cilat janë të mirat që ia sjelli Kosovës në raport me dialogun me taktizimet e tij. Çka kena fitu na si Kosovë? A ka me përfundu procesi në mars? Si do të përfundojë procesi…? Ky proces ka me zgjatë dhjetë vjet së paku, ashtu siç po parashikohet. Na përgjigjet për gjitha pyetjet nuk mund t’i japim në studio. Na nuk jemi të informuem, nuk dimë asgjë për procesin”, ka vijuar Ymeri.

Ndërsa, është shprehur se Kurti nuk ka një qëndrim apo pozicionim kundërshtues karshi Asociacionit.

“Pozicioni kundërshtues i Kurtit si kryeministër karshi Asociacionit nuk ekziston. D.m.th. nuk është çështja e pranimit ose jo të marrëveshjes, përveç nëse pozicionohesh për mos pranim të marrëveshjes, por për sa kohë marrëveshja është në fuqi në Republikën e Kosovës e ajo është në fuqi prej vitit 2013 atëherë ti ki me marr masa për implementimin e saj ose jo. Mundesh me e përshpejtu, me e ngadalësu interpretimin ose mundesh me thënë Serbia e ka shkelë këtë marrëveshje, nuk po e zbaton, rrjedhimisht as ne nuk e zbatojmë dhe e shfuqizojmë. Pra, nuk është pjesë e rendit kushtetues. Ose si Thaçi që e ka pas një tjetër marrëveshje, me këmbim territoresh…”, ka theksuar Ymeri. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Kronika e Zezë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Lajme
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

Lajme
Kalo në kategori