LAJMI I FUNDIT:

Kurti publikon statistika të keqmenaxhimit të komunave veriore, thotë se po bëhen me ndihmën e Beogradit

Kurti publikon statistika të keqmenaxhimit të komunave veriore, thotë se po bëhen me ndihmën e Beogradit

Kryeminsitri Albin Kurti, ka publikuar disa statistika të komunave me shumicë serbe në Kosovë, lidhur me buxhetin komunal.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (në tërësi) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

Kurti, duke u bazuar në të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave për 14 vitet e fundit 2008-2022, thekson se gjashtë komunat relativisht të integruara me shumicë serbenë jug, kanë performuar vazhdimisht më mirë se katër në veri.


“Politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa katër komunat në veri”, tha ai.

Për këtë kreu i Qeverisë ka fajësuar Qeverinë e Serbisë, për siç ka thënë privimin e këtyre katër komunave veriore.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore. Detyrimi ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, janë të përfshirë në drogë, posedim të armëve e që janë në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”, shkroi Kurti./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori