LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku me kritika për Qeverinë: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra

Abdixhiku me kritika për Qeverinë: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku ka kritikuar Qeverinë aktuale në prag të përmbushjes së dy-vjetorit qeverisës.

Ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po hyn në vitin e tretë të qeverisjes, “me përplot premtime të dhëna e të pabëra”.

“Pas disa ditësh, Qeveria do të mbushë 2 vjet në pushtet. Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi ynë shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë tanë po largohen nga vendi, kur kosto e jetesës çdo ditë po rritet, e kur pagat e secilit mbesin të ulëta, Qeveria do të festojë”, është shprehur Abdixhiku.


Sipas tij, në këto dy vjet qytetarët kanë kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna.

“Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatë jashtë. Kuptuam pra paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova e meriton”.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë këto dështime sepse besojmë se Kosova mundet shumë më mirë. Do të ndajmë edhe planet tona sepse besojmë se vendi ynë meriton më mirë. Dhe Kosova do të bëhet më mirë”, ka përfunduar i pari i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori