LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Turqi

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Turqi
Foto: Skynews

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e FSK-së për ndihmë në Turqi, pas situatës së krijuar nga goditjet e tërmeteve.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi”, thuhet në njoftim.


Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera
Lexo po ashtu Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera

Më tej në njoftim thuhet se Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.

“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të Rihterit, ku për pasojë deri më tani kanë humbur jetën 2,500 persona dhe mijëra të tjerë janë lënduar.

Kosova i del në ndihmë Turqisë pas goditjes nga tërmetet, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së
Lexo po ashtu Kosova i del në ndihmë Turqisë pas goditjes nga tërmetet, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së

Turqia para pak çasteve është goditur edhe nga dy tërmete tjera që ishin me fuqi më të vogël shkatërruese, pra i treti 5.0 magnitudë, kurse i katërti 5.1.

Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.

Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori