LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez vë në shitje shtëpinë në Kaliforni për 40 milionë euro

Jennifer Lopez vë në shitje shtëpinë në Kaliforni për 40 milionë euro

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, u martua për herë të katërt në vitin 2022 dhe pas një muaji intensiv të mjaltit duke bërë turne nëpër botë me Ben Affleckun, J-Lo dhe bashkëshorti i saj i janë rikthyer jetës së përditshme.

Aktori ka vazhduar me xhirimet e projekteve të reja, gjersa artistja sapo ka publikuar një film të ri të quajtur “Shotgun Wedding”, ku luan rolin e një gruaje që do të martohet.


Lopez është bërë sërish kryetituj këto ditën e fundit pasi vendosi të nxjerrë në shitje një nga pronat më luksoze që mund të gjenden në Kaliforni.

Shtëpia e Jennifer Lopezit në shitje

Fotografitë e pronës së saj janë publikuar në uebsajtin dhe rrjetet sociale të një prej agjencive më të famshme të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara.

Rezidenca është hedhur në treg me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh, pasi aktorja e bleu pronën në vitin 2016 për 26 milionë euro.

Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Kjo do të thotë se shumë pak mund të përballonin blerjen e pronës së saj.

Shtëpia e Jennifer Lopezit në shitje

Sipas agjentit, Brett Lawyer, i cili është përgjegjës për gjetjen e një pronari të ri për këtë shtëpi mbresëlënëse, rezidenca është projektuar nga arkitekti Samuel Marx, i cili i dha asaj një frymëzim të stilit francez.

Rezidenca prej 13,000 metrash katrorë ka nëntë dhoma gjumi, 13 banja, një kinema dhe sallone të ndryshme të brendshme si dhe tarraca për t’u çlodhur.

Shtëpia e Jennifer Lopezit në shitje

Sa i përket pamjes së jashtme, prona e yllit të “Hustlers” ka një amfiteatër të rrethuar me gjelbërim, tarraca, një pishinë dhe madje një liqen privat me një zonë plazhi për t’i shpëtuar paparacëve. /Telegrafi/

Shtëpia e Jennifer Lopezit në shitje

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori