Të dielën ka përfunduar afati pesëvjeçar për aplikimin e grave dhe burrave për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
Deri tani sipas Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimës së Dhunës Seksuale, rreth 2000 persona kanë aplikuar për njohjen e statusit si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës gjatë vitit 1998-99.
Afati i fundit për aplikime në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Kosovës ka skaduar dje, duke shënuar përfundimin e një procesi pesëvjeçar të regjistrimit. Por, aktivistët që merrem me mbrojtjen e këtyre të drejtave kanë lobuar tek autoritetet qeveritare duke argumentuar se kjo periudhë nuk është e mjaftueshme, marrë pasur parasysh shqetësimin e përhapur midis të mbijetuarve për regjistrimin.
Megjithatë, asnjë aplikim i ri nuk do të pranohet pas datës 5 shkurt. Kështu thotë për Radio Kosovën Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
“Realisht tani në Komision janë rreth dymijë aplikime që kanë kërkuar njohjen e statusit si të mbijetuara të dhunës seksuale të luftës, ku rreth 1500 burra dhe gra gëzojnë të drejtën si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës dhe rastet e tjera brenda komisionit janë në shqyrtim. Në këtë drejtim komisioni do të vazhdojë t’i shqyrtojë rastet derisa sa të përmbyllet shqyrtimi i secilit aplikim. Por me datë 5 shkurt, përmbyllet mandati i komisionit si i tillë për të marrë raste të reja, ndërsa anëtarët e komisionit kanë mandat edhe dy vjet të tjera për të vazhduar shqyrtimin e kërkesave që kanë ardhur deri më 5 shkurt”, deklaroi Rushiti,
Zyrtarët kosovarë dhe organizatat e shoqërisë civile që merren me të mbijetuarit kanë përmendur vazhdimisht se janë 20 mijë viktima të përdhunimit të kohës së luftës. Por, deri më tani në Komisionin Qeveritar kanë aplikuar vetëm rreth 2000 persona.
Aplikimi për statusin zyrtar të viktimave, u jep të drejtë atyre që të marrin një pagesë mujore prej 230 eurosh në muaj.
Ndryshe, gratë e burrat në Kosovë kanë pasur mundësi që të aplikojnë për statusin e viktimave të dhunës seksuale nga viti 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Rënia e kulmit të komunës së Prishtinës ku u lëndua rëndë në vajzë, Demokraci Plus publikon analizën
Media italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të menaxhohen nga kompania nën hetim për lidhje me mafian
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?