LAJMI I FUNDIT:

USGS vlerëson se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi mund të shkojë deri në 10,000

USGS vlerëson se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi mund të shkojë deri në 10,000

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore herët të hënën mund të arrijë deri në 10,000 njerëz, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas vlerësimeve të USGS, ka një shans 47% që ai të arrijë midis 1,000 dhe 10,000 njerëz, ndërsa ka një shans 27% që të arrijë midis 100 dhe 1,000 dhe një shans 20% që të arrijë midis 10,000 dhe 100,000, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të rënda dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.


“Viktima të mëdha dhe dëme të mëdha janë të mundshme dhe fatkeqësia ka të ngjarë të jetë e përhapur”, ka thënë USGS në raport.

“Popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve, megjithëse ekzistojnë disa struktura rezistente”.

Raporti vlerëson gjithashtu se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë, të cilat mund të arrijnë deri në 2% të PBB-së së Turqisë.

Deri më tani, më shumë se 500 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 3,000 të tjerë të lënduar në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve dhe mediave shtetërore.

Veç kësaj, më shumë se 1700 ndërtesa raportohet se janë dëmtuar ose shkatërruar vetëm në Turqi. /Telegrafi/

@telegrafi Momenti i shembjes së një ndërtese në Turqi pas tërmetit ?? #Turqi #Tërmet #Telegrafi #Kosova ♬ original sound – Telegrafi.com

Në trend Botë

Më shumë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori