LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola nuk përmbahet, kritikon Chelsean për shpenzimet e mëdha

Pep Guardiola nuk përmbahet, kritikon Chelsean për shpenzimet e mëdha

Pep Guardiola ka kritikuar Chelsean për shpenzimet e mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Presidenti i klubit londinez Todd Boehly shpenzoi mbi 300 milionë euro vetëm në afatin kalimtar të janarit duke afruar emra si Mykhaylo Mudryk, Enzo Fernandez, Benoit Badiashile, Malo Gusto, Noni Madueke, Andrey Santos, David Faofana dhe Joao Felix.


Ndërkohë nëse merren parasysh edhe transferimet e afatit kalimtar veror që kur Todd Boehly e mori drejtimin e klubit, shpenzimet për transferime të lojtarëve kanë kaluar shifrën e 600 milionë eurove.

Një nga trajnerët që ka shpenzuar më së shumti që kur është në këtë profesion, Pep Guardiola ka kritikuar Chelsean për shpenzimet e mëdha.

Pep ka thënë se Manchester City është në mesin e skuadrave që kanë shpenzuar më së paku sa i përket afatit kalimtar të janarit.

“E di se çfarë do të ndodhte nëse diçka të tillë do ta kishte bërë Manchester City. Ajo që dua të them është se jemi mes pesë ose gjashtë skuadrave të fundi të Ligen Premier përsa i përket shpenzimeve në afatin kalimtar të janarit dhe kemi fituar 11 trofe në pesë vite”.

"Nuk flas pa avokatin tim" - Klopp pyetet për transferimet e çmendura nga Chelsea
Lexo po ashtu "Nuk flas pa avokatin tim" - Klopp pyetet për transferimet e çmendura nga Chelsea

“Ajo që bën Chelsea nuk më përket mua, ne e dimë se çfarë bëjmë edhe tani që afati kalimtar është i çmendur”.

“Ajo që bëjnë ata nuk është puna ime, por janë edhe disa rregullore që duhen respektuar”, ka deklaruar Pep Guardiola. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori