Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me gjashtë kushtet e vendosura nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai tha se nëse për komunitetin serb në Kosovë kërkohet një asociacion, atëherë duhet respektuar gjashtë kushtet, teksa shtoi se duhet të ketë edhe reciprocitet për shqiptarët në Serbi, për të cilët tha se janë më shumë në numër sesa serbët në Kosovë.
“Fillimisht, kushti i parë i vendosur është tek emri. S’mund të ketë Asociacion një etnik, vetëm të serbëve, duhet ndryshuar edhe emri. Çdo fjali që zgjedhim ne para ligjit, ose e inkriminojmë vetveten ose e shpëtojmë vetveten”.
“Unë jam i sigurt se me qeverisjen Kurti nuk do të ketë asociacion një etnik, nuk ka rëndësi kush e kërkon, por nuk do të ketë sepse ne kur kemi garuar, njerëzit që na kanë votuar e kanë ditur mirë se ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, pavarësisht presioneve e pavarësisht kërkesave”, është shprehur Bajrami në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ai, po ashtu paralajmëroi se do të jenë aty edhe për ta penguar një asociacion njëetnik.
“Presionet janë ato që i shohim në mënyrë publike, ‘duhet ta bëjmë’, ‘do të kërkojmë partnerë alternativë’, e kam dëgjuar në media nga përfaqësues ndërkombëtarë e edhe ne po shohim e po presim se kush janë ata partnerë alternativë të cilët dalin vullnetarë në tradhti. Ne jemi aty për të parë e penguar çdo veprim të tillë”, është shprehur Bajrami.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje