LAJMI I FUNDIT:

Hamiti i LDK-së: Qeveria e Kurtit ka rënë në grackën e Serbisë

Hamiti i LDK-së: Qeveria e Kurtit ka rënë në grackën e Serbisë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, pas numërimit të kushteve nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, ka thënë se Qeveria e tij ka rënë në grackën e Serbisë.

“Këto kushte duhet t’i kishte vendosur në biseda me Serbinë, në kuadër të dialogut, i cili është pezulluar për një kohë, për fajin e madh të Serbisë, por edhe për faktin tjetër që kjo qeveri, ky kryeministër ka rënë në grackën e Serbisë, e cila ka qenë e interesuar të mos vazhdoj dialogu”, ka deklaruar ai.

Hamiti gjatë intervistës për RTV Dukagjinin, ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet mbi bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pra sipas tij, duke u zbatuar një Asociacion që nuk ka fuqi ekzekutive që nuk prek sistemin kushtetues.


“Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së, dhe ky është qëndrimi i drejtë”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka kritikuar Kurtin duke thënë se me vjet të tëra e ka traumatizuar shoqërinë e Kosovës dhe e ka polarizuar tej mase me fjalët që “Zajednica nuk kalon” e që në seancën plenare të së enjtes, në një mënyrë e ka thënë që Asociacioni kalon me kushte.

Kurti ka thënë që njëra nga kushtet është që të mos jetë asociacion mono-etnik, ndërsa,  sipas Hamitit këtë e garanton vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria duhet t’i marrë parasysh pikat që duhet zbatuar kurdo që vendos të hartojë statusin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjen e 2013-ës dhe për ta çuar përpara dialogun”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Hamiti ka thënë që kjo qeveri duke e traumatizuar shoqërinë e Kosovës me vjet radhazi me fjalën “Zajednicë”, fjalë kjo serbe që sipas tij, e futën në leksikun shqiptar të përkrahësve të tij, të cilët nuk po shohin këto akrobacione të Kurtit.

“Ky akrobacion nuk është i pari, pasi thoshte që nuk kalon Zajednica por, sot tha Asociacioni kalon. E tha në një mënyrë tjetër me kushte, pra teksa thoshte që ka vdekur sot tha bëhet më këto kushte. Por, është një kusht që Asociacioni të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe patjetër me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”,a ka deklaruar Haimiti.

Ndërkaq, ai ka shtuar se Asociacioni nuk guxon të krijojë nivel të tretë të pushtetit aq më pak të marrë fuqi pushtet ekzekutiv nga niveli qendror.

Hamiti ka kritikuar gjithashtu Qeverinë Kurti për mostransparencë, duke thënë se nuk ka raportuar asnjëherë në Kuvend për dialogun, “flasin për transparencë por e bëjnë të kundërtën e saj”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori