LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në depon e Agjensionit të Pylltarisë në Istog, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar

Vjedhje në depon e Agjensionit të Pylltarisë në Istog, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar të mërkurën në Istog, pasi dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia njofton se i njëjti ka thyer dritaren e depos së Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK), nё fshatin Sine të Istogut dhe ka vjedhur DVR-në e kamerave të sigurisë.


“Me datën 01.12.2022, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se ёshtё thyer dritarja e depos se Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK) nё fshatin Sine- Istog, aty ku ishin tё vendosura kamerat e sigurisё”, thuhet në komunikatën për media.

“Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, aty ёshtё vërejtur se dritarja ёshtё hapur me forcё dhe ёshtё vjedhur DVR-i i kamerave tё sigurisё”.

Gjithashtu bëhet e ditur se hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me autorizimin e Gjyqtarit tё procedurës paraprake, kanë bёrё kontroll-bastisjen nё shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personit tё dyshuar H.M 23-vjeçar.

“Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/