Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vlera 105 euro e koeficientit e publikuar këtë të mërkurë nga Qeveria, është rritja më e madhe e pagave në vend.
Në një deklarim për media, Kurti është shprehur se nga viti në vit totali i pagave është rritur 20-25 milionë euro, ndërkaq sivjet pati një rritje në 105 milionë euro.
“Nga viti në vit 20 deri në 25 milionë euro është rritur totali i pagave në sektorin publik, ndërsa kësaj here i kemi rritur në 105 milionë euro është rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovën e pavarur. Kur pjesëtohet me numrin e zyrtarëve publikë kemi arritur te ky numër i koeficientit”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.
Sipas tij, me këtë ligj janë zvogëluar pabarazitë e brendshme dhe është rritur transparenca.
Ai në fund ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm vlera e koeficientit do të jetë 110 euro.
“Në buxhetin që kemi e që është më i madhi në Kosovën e pasluftës, e kemi një portofol për sektorin publik i cili është substancial. Natyrisht që njerëzit dëshirojnë edhe më shumë, por kjo rritje jo vetëm që ka tejkaluar inflacionin, por shënon kthimin te transparenca dhe llogaridhënia”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHekeni dertin e internetit gjatë Haxhit, 99esim.com ju ofron internet superior në Arabinë Saudite
Ligji i ri i komunikacionit sjell probleme për kompanitë e veturave me qira
Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United