LAJMI I FUNDIT:

Dy persona lëndohen në vendin e punës, njëri ra nga lartësia

Dy persona lëndohen në vendin e punës, njëri ra nga lartësia

Dy persona janë lënduar në vendin e punës gjatë ditës së hënë në Kosovë.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në Korish të Prizrenit, ky një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.


“Korish, Prizren 30.12.2023-15:45. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi”, thuhet në raportin policor.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Rahovec, ku një person ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.

“Rahovec 30.01.2023-15:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka lënduar pësuar lëndime”, thuhet tutje në raport.

Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës.

Të dyja rastet janë iniciuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori