LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e telefonave të mençur të Kinës në vitin 2022 janë më të ulëtat në 10 vitet e fundit

Dërgesat e telefonave të mençur të Kinës në vitin 2022 janë më të ulëtat në 10 vitet e fundit

Shitjet e telefonave të mençur kinez në vitin 2022 kanë rënë me 13 për qind, e që është rënia më e madhe e këtij sektori në 10 vitet e fundit, teksa klientët shpenzuan më me kujdes, bëri të ditur firma e kërkimit në treg IDC.

Numri total i dërgesave të pajisjeve ishte 286 milionë, një rënie nga 329 milionë të tilla nga viti paraprak. Kjo do të thotë se volumi i shitjes në vitin 2022 ishte më i ulëti që nga viti 2013, dhe është gjithashtu hera e parë që nga ai vit shitjet vjetore kanë rënë nën 300 milionë pajisje, thuhet në raportin e IDC.

Prodhuesi i pajisjeve Android, Vivo, ishte marka më e shitur e vitit, me një pjesë prej 18.6 për qind. Megjithatë, numri total i dërgesave pësoi rënie nga 25.1 për qind në shitjet nga viti në vit. Honor u listua si marka e dytë më e shitur, me dërgesat që u rriten me 34 për qind nga shitjet nga viti në vit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Apple ishte marka e tretë më e shitur në vitin 2022, duke e mbajtur atë vend bashkë me markën Oppo. Shitjet e përgjithshme të Apple pësuan rënie në shitjet nga viti në vit duke tejkaluar përgjithësisht rënien e tregut.

Në tremujorin e katërt, pavarësisht se ishte marka më e shitur në periudhën tre mujore, shitjet nga viti në vit për iPhone ishin ende në rënie, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga trazirat e punëtorëve në fabrikën e prodhuesit Foxconn në qytetin e Zhengzhou u përkeqësuan më keq se kërkesa e pritur, shkruan studiuesit.

Masat strikte të COVID-19 në Kinë, të cilat u ngritën edhe më shumë gjatë pranverës së vitit 2022 përgjatë disa qyteteve, i dhanë një goditje të madhe ekonomisë së vendit, e cila ra në një nga nivelet e saj më të këqija në gati gjysmë shekulli vitin e kaluar.

Rënia e shitjeve të telefonave të mençur në Kinë reflektoi në performancën e sektorit në nivel global. Sipas IDC, në vitin 2022, dërgesat globale të telefonave të mençur arritën në 1.2 miliardë, më e ulëta që nga viti 2013 dhe një rënie në shitjet nga viti në vit prej më shumë se 11 për qind. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji
Kalo në kategori