LAJMI I FUNDIT:

Koeficienti i pagave, Jasharaj: Çdo vlerë më e ultë se 120 është e papranueshme

Koeficienti i pagave, Jasharaj: Çdo vlerë më e ultë se 120 është e papranueshme

Në fillim të shkurtit do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin publik, mirëpo vlera e koeficientit ende nuk është bërë e ditur.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se mbajtja e fshehtë e vlerës së koeficientit kaq gjatë nuk është aspak pozitive, ndërsa nga Sindikata e Arsimit (SBAShK) thonë se është e papranueshme që të ketë koeficient më poshtë se 120 euro.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë për KosovaPress se më shumë është diskutuar rreth vlerës së koeficientit gjatë periudhës kur ishin në grevë sesa tani. Sipas tij, punonjësit e arsimit, por edhe të gjithë ata që janë sektorin publik, janë stres nga pritja për koeficientin.


Ai uron që Qeveria e Kosovës të mos zhgënjejë punëtorët e sektorit publik pasi, sipas tij, një punonjës i zhgënjyer është më e rëndë se një grevë.

Murati: Koeficienti për Ligjin e Pagave nuk po mbahet fshehtë, po përllogaritet nga informatat që vijnë
Lexo po ashtu Murati: Koeficienti për Ligjin e Pagave nuk po mbahet fshehtë, po përllogaritet nga informatat që vijnë

“Urojmë që qeveria të mos bëjë veprime të cilat do të bënin edhe një zhgënjim dhe acarim të situatës… ngase si të tillë ata që me vite e kanë pritur një Ligj të pagave dhe gjithmonë janë shprehur se me Ligjin e pagave presin ngritje të pagave, ngase një ngritje nuk e kanë parë tani e sa vite.

Për shtetin do të ishte shumë më e keqe se greva, punëtorë në sektorin publik të zhgënjyer e të dëshpëruar dhe kur janë të tillë ata nuk do të jenë edhe në nivel të duhur të detyrave të veta”, thotë Jasharaj.

Sipas tij, vlerë e pranueshme për koeficient është 120 euro, ndërkaq çdo vlerë me ulët është e papranueshme dhe do ta kundërshtojnë.

“SBASHK-u që në fillim kur është përmendur gjatë grevës 120 (euro) me ekspertët ka bërë një analizë të koeficienteve dhe të asaj që do të sillte 120 euro dhe ka parë se me këtë vlerë do të ketë një lëvizje të dukshme, jo të madhe, të pagave.

SBASHK-u e ka qëndrim se çdo koeficient nën këtë vlerë është shumë i keq dhe i papranueshëm, ndërsa 120 do të ishte ai kufiri, pak më shumë nga ky do të ndodhte që pagat të jenë më dinjtoze dhe më shumë do t’i gëzonin të punësuarit që nga çerdhet deri në universitet.

Pra, jemi në pritje dhe e keqja më e madhe është pse qeveria tani e sa kohë pse po e mban të fshehtë…Ne me mundësitë tona do ta kundërshtojmë çdo koeficient nën 120 euro”, thotë Jasharaj.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku konsideron se mos publikimi i koeficientit, duke mbajtur pezull rreth 350 mijë të punësuar në sektorin publik, po dëmton edhe vet ligjin.

“Është shumë pozitive që është aprovuar një legjislacion i tillë… Por, mos prezantimi i koeficienteve tregon se neve faktikisht ende nuk e dimë se me legjislacionin e ri a do të kemi rënie të pagave, paga të njëjta apo do të kemi paga më të larta…. Andaj mendoj se mospublikimi i koeficientit tregon për mungesën e një komunikimi, qeveri-popullatë, sepse këtu po bëjnë fjalë për koeficientet e rreth 350 mijë të punësuarve… kjo pritje mendoj se është e panevojshme”, thotë Sadiku.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë të premtes ka thënë se çështja e koeficientit nuk po mbahet sekret, por janë duke u bërë përllogaritjet e nevojshme.

Kujtojmë që, Ligji i pagave në sektorin publik ishte miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar. /kp/