LAJMI I FUNDIT:

Murati: Koeficienti për Ligjin e Pagave nuk po mbahet fshehtë, po përllogaritet nga informatat që vijnë

Murati: Koeficienti për Ligjin e Pagave nuk po mbahet fshehtë, po përllogaritet nga informatat që vijnë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se çështja e koeficientit për Ligjin e Pagave i cili pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit shkurt, nuk është duke u mbajtur fshehtë.

Murati përmes një konference për media ka thënë se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.


“Disa çështje i takojnë dikastereve të tjerë, ekipet po punojnë në aktet nënligjore. Edhe për koeficientin dhe tema tjera do të përditësohen. Koeficienti nuk është duke u mbajtur fshehur. Po përllogaritet ashtu siç vijnë informatat në organizatat buxhetore”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu u pyet edhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit në vend, shkak reshjet e shiut.

Ministri Murati tha se janë disa mekanizma që janë duke e bërë vlerësimin.

“Ka mekanizma të tjerë që e bëjnë vlerësimin. Dhe do të shqyrtohet mënyra dhe metodologjia për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara”, tha ndër të tjera Murati. /Telegrafi/