Eli-Ab hap pikën e re në Fushë Kosovë – oferta dhe zbritje deri në 50%

Eli-Ab li-Ab vazhdon të zgjerohet dhe të jetë gjithnjë e më pranë klientëve, këtë herë me hapjen e pikës së re në Fushë Kosovë, në Rrugën Dardania.
Nën moton “Pika e re – Po vijmë me t’madhe!”, lokacioni i ri sjell një mundësi të re për banorët e Fushë Kosovës që blerjet e përditshme t’i kryejnë më afër, me një gamë të gjerë produktesh dhe oferta të veçanta.
Me rastin e hapjes, Eli-Ab ka përgatitur zbritje të mëdha, oferta speciale dhe befasi për klientët, me ulje që arrijnë deri në 50%. Ofertat speciale do të jenë të vlefshme nga 18 deri më 22 gusht, duke e bërë javën e hapjes një mundësi të mirë për të përfituar nga çmime edhe më të favorshme.
Pika e re në Fushë Kosovë vjen si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të Eli-Ab dhe synimit për t’u ofruar klientëve më shumë afërsi, zgjedhje dhe leverdi në blerjet e tyre të përditshme.
Nga 18 gushti, klientët mund ta vizitojnë pikën e re të Eli-Ab në Rrugën Dardania, Fushë Kosovë, dhe të përfitojnë nga ofertat e përgatitura posaçërisht për ditët e hapjes.
Eli-Ab – Pika e re. Po vijmë me t’madhe!








































