Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionuar ish deputetët e Parlamentit të Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiq për përfshirjen e tyre në korrupsion.
Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiq u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, për t’i bindur ata që të heqin dorë nga ofrimi i provave rënduese kundër udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.
“Veprimet e tyre ndërhynë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata e Hagës të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për shpërfillje, duke kërcënuar qëndrueshmërinë rajonale dhe duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Departamenti i Shtetit tha se sanksionet riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah të gjithë serbëve në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se sanksionet i janë vendosur edhe Gojko Jojiqit, i biri i Petar Jojiqit.
Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi lëshoi një urdhër për arrestimin ish deputetëve Radeta dhe Jojiq në janar të vitit 2015. Por Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka bazë ligjore për ekstradimin e tyre, sepse siç u tha, Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës parasheh detyrimin për ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte dhe jo të atyerq ë janë të akuzuar për shpërfillje të gjykatës.
Gjykata më pas lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar meqë Serbia disa herë refuzoi zbatimin e urdhrit të saj. Madje Gjykata raportoi disa herë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosbashkëpunimin e Serbisë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në prill të vitit 2021 se Serbia nuk do të ekstradojë zyrtarët e Partisë Radikale Serbe, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vet dikur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar