LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Do të ishte gabim një veto tjetër për RMV-në

Zakharieva: Do të ishte gabim një veto tjetër për RMV-në

Vetoja e re bullgare për negociatat evropiane të Maqedonisë së Veriut do të jetë gabim, ka deklaruar Ekaterina Zakharieva, ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

Ajo konsideron se korniza negociuese franceze është propozim “super i mirë” për interesat bullgare dhe Sofja duhet të insistojë të plotësohen dispozitat që lidhen me të drejtat e Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ekaterina Zakharieva, komplotiste e bllokadës së parë nga ana e Bullgarisë e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, para tre viteve, tani konsideron se do të jetë gabim i madh për Sofjen të përsëritet vetoja, siç ka kërkuar Sllavi Trifonov, lider i partisë më të vogël “Ka një popull të tillë”.


“Gabim absolut. Kërkesa e këtillë e Sllavi Trifonovit u ndihmon radikalëve të tij, të cilët ushqehen me njëri-tjetrin. Do të jetë gabim i madh të ndërpritet sërish rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, përkundrazi duhet të insistohet të plotësohet korniza negociuese” tha Ekaterina Zaharieva, ”Gerb”, bullgari.

Propozimi francez për negociatat në mes Shkupit dhe Brukselit, sipas Zakharievës është “super i mirë” për interesat e Bullgarisë dhe duhet të insistohet të plotësohen dispozitat për të drejtat e njerëzve që deklarohen si Bullgarë në vend. Dy vende evropiane anëtare, Austria dhe Holanda, para pak kohësh vendosën veto për aspiratat e Sofjes zyrtare për kyçje në zonën shengen, që sipas disa analistëve i referohet, në mes tjerash, edhe bllokadave të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori