LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Incidenti në Ohër është pjesë e luftës hibride, rrahësit dhe të rrahurit janë të të njëjtit grup

Spasovski: Incidenti në Ohër është pjesë e luftës hibride, rrahësit dhe të rrahurit janë të të njëjtit grup

“Pjesë e luftës hibride kundër Maqedonisë së Veriut është edhe rasti i fundit në Ohër, me rrahjen e Hristijan Pendikov, sekretar i klubit kulturor bullgar, i cili ka dëmtuar këto ditë marrëdhëniet e brishta maqedono-bullgare”.

Këtë sot e ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në lidhje me ngjarjet e fundit në marrëdhëniet në mes Shkupit dhe Sofjes. Ai tha se janë të të njëjtit grup ata që rrahin dhe ata që rrihen.

“Njerëz të të njëjtit grup janë ata që rrahin dhe ata që rrihen. Kjo dëshmon atë luftë hibride. Çdo veprim inkriminues i ndërmarrë nga shteti reagon në këtë seksion dhe themi se në asnjë moment asnjë qytetar, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, politike apo çfarëdo lloji tjetër, nuk mund të sulmohet dhe keqtrajtohet fizikisht”.


“Shteti do ta kundërshtojë qartë këtë dhe do të marrë të njëjtat masa që po merr në këtë rast. Edhe pse përpiqen të na thonë se shteti nuk merr masa për ndonjë kategori të qytetarëve, se nuk bën hetime efikase, gjë që nuk është e vërtetë”, tha Spasovski.

Spasovski theksoi se zhvillimet e fundit janë pjesë e një skenari më të madh, pas të cilit qëndrojnë disa politikanë të papërgjegjshëm, të cilët, sipas tij, nuk duan të ketë marrëdhënie të mira në rajon./Telegrafi/