LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Amerikane në RMV: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

Ambasada Amerikane në RMV: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

Komentet e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe SHBA-ja dënon pa kushte të gjitha kërcënimet me dhunë, thonë nga ambasada amerikane në në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto çështje duhet të trajtohen me dialog, jo me retorikë, dhe ne kemi bërë thirrje për de-përshkallëzimin e çdo gjuhe agresive në të dy anët e kufirit”, thonë nga Ambasada Amerikane duke u përgjigjur në pyetjen e “360 shkallë” nëse ata kanë ndonjë koment për deklaratat e fundit të eurodeputetit nga Bullgaria Angel Xhambaski dhe rekomandimin e Këshillit të Sigurisë pranë Presidentit të Shtetit për ndalimin e hyrjes së eurodeputetit dhe disa shtetasve të tjerë të Bullgarisë për arsye sigurie.

Dje në një prononcim për “Nova” bullgare, duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se do t’i propozojë Qeverisë që të shpallet persona non grata, Xhambaski në mënyrë indirekte e kërcënoi me atentat, duke kujtuar vrasjen e mbretit serb Aleksandar Karagjorgjeviq.


Deklarata e Xhambaskit e komentoi edhe ambasadori evropian David Geer, duke theksuar se ajo mund të interpretohet si kërcënim, por edhe se absolutisht nuk përfaqëson qëndrimin e BE-së.

Ai thotë se pretendimet e deputetit të Parlamentit Evropian, të cilat i referohen pretendimeve territoriale, nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori