LAJMI I FUNDIT:

Zelensky bën thirrje për dërgimin e shpejtë të tankeve në Ukrainë – nga Perëndimi kërkon edhe raketa me rreze të gjatë dhe aeroplanë luftarakë

Zelensky bën thirrje për dërgimin e shpejtë të tankeve në Ukrainë – nga Perëndimi kërkon edhe raketa me rreze të gjatë dhe aeroplanë luftarakë

Presidenti i Ukrainës ka falënderuar liderët perëndimorë për dërgimin e tankeve për të dhënë mbështetje në luftën kundër Rusisë, por tha se ato duhet të dorëzohen shpejt.

Në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelensky i kërkoi gjithashtu Perëndimit të dërgojë raketa me rreze të gjatë dhe aeroplanë luftarakë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA dhe Gjermania njoftuan se do të dërgonin tanke Abrams dhe Leopard në Ukrainë.


Dhe Rusia e vlerësoi njoftimin si një “provokim të hapur” dhe tha se çdo tank i furnizuar do të shkatërrohej.

Tanket do të “digjen si gjithë të tjerët”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin. “Ato janë thjesht shumë të shtrenjta”.

Zelensky ka treguar se i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se “duhet bërë përparim në aspekte të tjera të bashkëpunimit tonë të mbrojtjes” – me Ukrainën që kërkon furnizime me raketa me rreze të gjatë dhe artileri.

Ai bëri presion jo vetëm për një dorëzim të shpejtë të tankeve perëndimore, por edhe për një numër të konsiderueshëm: “Ne duhet të formojmë një forcë të tillë tankesh, një forcë të tillë lirie që pasi të godasë, tirania të mos ngrihet më kurrë”.

Ndërsa Zelensky ka të ngjarë të përqendrohet tani në pajisjen e forcave ajrore të Ukrainës me aeroplanë luftarakë më të avancuar teknologjikisht pas sigurimit të tankeve, shumë qeveri perëndimore mbeten kundër një lëvizjeje të tillë – nga frika se aeroplani mund të përdoret për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Në fjalimin e tij në Bundestag në Berlin të mërkurën, duke përshkruar detajet e planit të tankeve, kancelari gjerman Olaf Scholz këmbënguli se “nuk do të ketë dërgesa aeroplanësh luftarakë në Ukrainë”.

Ndryshe, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të mërkurën se SHBA do të dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.

Vendimi për dorëzimin e tankeve u njoftua disa orë pasi Gjermania tha se do të dërgonte 14 Leopard 2 të saj në fushën e betejës ukrainase.

Berlini hapi gjithashtu rrugën për vendet e tjera evropiane për të dhuruar tanke të prodhimit gjerman nga rezervat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori