LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Odës së Farmacistëve, shkarkohet kryetari Arianit Jakupi

Mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Odës së Farmacistëve, shkarkohet kryetari Arianit Jakupi

Arianit Jakupi është shkarkuar të mërkurën nga detyra e kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Ky zhvillim ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.


Me 29 vota pro, 25 kundër dhe dy abstenime, Arianit Jakupi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të OFK-së.

Arianit Jakupi

Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Mocioni i mosbesimit ndaj Kryetarit të OFK-së, ishte thirrur sipas propozimit të  10 parashtruesve./Telegrafi/