LAJMI I FUNDIT:

E përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare dhe autoritetet italiane e duan ekstradimin e tij – Robinho tenton t’i rikthehet futbollit

E përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare dhe autoritetet italiane e duan ekstradimin e tij – Robinho tenton t’i rikthehet futbollit

Robinho po planifikon një rikthim shokues në futboll, pavarësisht se ka marrë një dënim me nëntë vite burg për përdhunim. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt u pensionua në vitin 2020, duke shkurtuar periudhën e tij të dytë në Santos për t’u fokusuar në mbrojtjen e tij, por ai së shpejti mund të kthehet në fushë.

Ai u dënua me nëntë vjet burgim për përdhunim në Itali në vitin 2017, por procesi apelit ka vazhduar që atëherë dhe ai mbetet në Brazil.

Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2013, kur ai dyshohet se së bashku me pesë burra të tjerë kryen një përdhunim në grup të një gruaje shqiptare 22-vjeçare në klubin e natës “Sio Cafe” të Milanos.


E përdhunoi një shqiptare, nëntë vite burg efektiv për Robinhon
Lexo po ashtu E përdhunoi një shqiptare, nëntë vite burg efektiv për Robinhon

Robinho ishte duke luajtur për Milanin, kur dyshohet se sulmoi seksualisht gruan, për të cilën gjykatat italiane urdhëroi brazilianin të paguante mbi 55,000 euro si kompensim.

Në janar të vitit 2022, Gjykata e Kasacionit në Romë hodhi poshtë të gjitha deklarata e Robinhos dhe të një shoku të tijin, duke i shpallur fajtorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Ministria italiane e Drejtësisë i dërgoi një kërkesë me shkrim Brazilit për të ekstraduar Robinhon. Megjithatë, kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve nga atdheu i tyre.

Dënimi për përdhunimin e një shqiptareje, Prokurori i Milanos kërkon urdhërarrest ndërkombëtar dhe ekstradim të Robinhos
Lexo po ashtu Dënimi për përdhunimin e një shqiptareje, Prokurori i Milanos kërkon urdhërarrest ndërkombëtar dhe ekstradim të Robinhos

Ish-reprezentuesi brazilian vazhdon të refuzojë akuzat dhe tani thuhet se po shikon një rrugë kthimi në futboll.

Sipas UOL, 39-vjeçari ka zhvilluar bisedime me klubin Portuguesa Santista, i cili luan në divizionin A-2 të kampionatit Paulista.

Ai është gjithashtu në diskutime me ekipin e Serie D, Brasiliense, por ende nuk është arritur marrëveshje me asnjërën skuadër të interesuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori