LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e Mike Pence në Indiana

Dokumentet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e Mike Pence në Indiana

Një avokat i Mike Pence zbuloi rreth një duzinë dokumentesh të klasifikuara në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit në Indiana.

Zbulimi i raportuar pason një seri zbulimesh të tilla në pronat e lidhura të presidentit amerikan, Joe Biden.


Departamenti i Drejtësisë kontrollon shtëpinë e Joe Bidenit, gjen gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara
Lexo po ashtu Departamenti i Drejtësisë kontrollon shtëpinë e Joe Bidenit, gjen gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara

Ashtu si në rastin e zbulimeve të Bidenit – të cilat gjithashtu lidheshin me kohën e tij si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obamas nga viti 2009 deri në 2017 – dokumentet e zbuluara në shtëpinë e Pence iu dorëzuan FBI-së, raporton theguardian.

Presidentit, të cilit Pence i shërbeu si zëvendëspresident nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trump, është gjithashtu nën hetimin e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara.

Megjithatë, u zbulua se Trump kishte mbajtur shumë më tepër se Biden dhe Pence gjersa ka penguar përpjekjet për t’i rimarrë ato. Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Florida u bastis nga FBI-ja.

Këshilltarë të posaçëm janë caktuar për të hetuar Bidenin dhe Trumpin mbi mbajtjen e të dhënave të tilla.

Gjenden dy dokumente të klasifikuara në një magazinë në vilën e Donald Trumpit
Lexo po ashtu Gjenden dy dokumente të klasifikuara në një magazinë në vilën e Donald Trumpit

Republikanët në Kongres i kanë përdorur zbulimet në një zyrë të Bidenit dhe shtëpinë e tij në Delaware për t’i bërë presion presidentit, duke pretenduar se zëvendëspresidentët nuk kanë fuqinë për të deklasifikuar të dhënat.

CNN vuri në dukje se Pence “ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk kishte ndonjë dokument të klasifikuar në posedim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori