LAJMI I FUNDIT:

Departamenti i Drejtësisë kontrollon shtëpinë e Joe Bidenit, gjen gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara

Departamenti i Drejtësisë kontrollon shtëpinë e Joe Bidenit, gjen gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara

Hetuesit nga zyra e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, kanë arritur të gjejnë edhe gjashtë dokumente tjera të klasifikuara në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Wilmington, ka njoftuar këshilltar i Bidenit.

Disa prej dokumenteve datojnë nga koha e mandatit të Bidenit në Senat nga 1973 deri më 2009, kurse tjerat kur ishte zëvendëspresidentit i Barack Obamës, ka bërë të ditur Bob Bower, transmeton Telegrafi.


Presidenti i kishte ofruar vet qasje zyrtarëve nga Departamenti i Drejtësisë, që të kenë qasje në të gjithë hapësirat në shtëpinë e tij në Delaware.

E as Biden e gruaja e tij Jill nuk kanë marrë pjesë derisa po kryheshin kontrolle. Hetimet pasuan pasi që javë më parë u gjetën disa dokumente tjera të fshehta në shtëpinë e Bidenit në Wilmington dhe në zyrën e tij private në Washington.

Kujtojmë që presidentët dhe zëvendësit e tyre pas përfundimit të mandatit, janë të obliguar të dorëzojnë dokumentet qeveritare në Arkivin Kombëtar.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në fillim të këtij muaji emëroi këshilltarin special Robert Hur, i cili do të hetojë mbajtjen e dokumenteve të Biden pas skadimit të mandatit të tij si zëvendëspresident.

Bower tha se kontrolli i shtëpisë së Bidenit u ofrua për të “çuar hetimin përpara sa më shpejt të jetë e mundur”. Hetuesit kishin qasje të plotë në të gjithë shtëpinë e Bidenit dhe kontrolli zgjati 12 orë e 45 minuta, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori